Zyrtare: Zenelaj vazhdon me Yllin

Qendra Urim Zenelaj e ka vazhduar edhe një sezon kontratën me Golden Eagle Ylli.

Ai këtëvendim e konfirmoi për Theranda Post. Zenelaj sezonin e kaluar ishte ndër lojtarët më të mirë për Golden Eagle Yllin, ekip me të cilën i luajti 24 ndeshje.

Ai kishte mesataren më të mirë në tri kategori: shënime (23.2 për ndeshje), bllokada (3.4 për ndeshje) dhe kërcime (15.9 për ndeshje).