Zhduket një person nga Suhareka, jepen detajet identifikuese

Sipas familjarëve Abedini ishte parë për herë të fundit me 06 tetor rreth mesdite në Suharekë dhe deri me tani nuk dihet asgjë për të.

Zyra Rajonale e Policisë së Prizrenit bën të ditur se më datën 07 tetor në Policinë Suharekës është paraqitur rasti i zhdukjes së Abedin Avdi Bytyqi i datëlindjes 1972 me banim në Suharekë.

Policia njofton se “Luten të gjithë ata të cilët mund të kenë ndonjë informacion sado të vogël ta informojnë policinë. Abedini është i gjatë rreth 167cm, me peshë rreth 75 kg.”