Vetëvendosje jep vërejtje në raportin financiar të Komunës së Suharekës

“Ne në parim jemi për zhvilimin e bizneseve mirëpo kemi vërejtje që institucionet komunale po i shkelin normat procedurale në këtë drejtim.” thuhet fillimisht në komunikaten për medie nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Therandë.

Përveç vërejtjeve të tjera në komunikatën e tyre,  theksohet se të hyrat nga granti i donatorëve  janë shqetësuese dhe tregon qasjen shumë të dobët të institucioneve komunale duke cekur vlerën prej 3.281 euro. –“Të hyrat nga granti i donatoreve, e kjo është shqetësuese dhe tregon qasjen shumë të dobët të institucioneve komunale, nga vullneti e deri tek përkushtimi, dhënia e ideve për të përfituar donacione qoftë nga brenda ose jashtë Vetëm 3.281 euro janë dhënë donacione nga banka botërore për arsimin parafillor për periudhën për të cilën po flasim.” – shkruan në në komunikatën e tyre.

Në fund të komunikatës Vetëvendosje ka treguar edhe shpenzimet e shpenzimet e Zyrës së Kryetarit  Sali Asllanaj për periudhën Janar-Shtator 2016.

Aty shkruhet :

Në vazhdim ua prezantojmë shpenzimet e zyrës së kryetarit për periudhën Janar-Shtator 2016, të cilat shpenzime janë kujdesur që t’i mbulojnë në disa kategori për të mos u dukur shumë:

 

  • Shpenzimet e udhëtimit, 2801,30 euro
  • Shpenzimet e telekomunikimit, 1489,00 euro
  • Shpenzimet kontraktuese, 1270,00 euro
  • Shpenzime të furnizimit, 2549,45 euro
  • Shpenzime të ushqimit (jo dreka), 3847,40 euro
  • Shpenzimet e mirëmbajtjes, 1005,50 euro
  • Shpenzimet për marketing, 1740,00 euro
  • Shpenzimet për dreka zyrtare, 797,10 euro
  • Shpenzime të Gjykatave, 330,00 euro

    Gjithsej 15,830,75 euro

 

Lëvizja VETEVENDOSJE – Qendra Therandë