Vdes i riu 14 vjeçar nga aksidenti në Bllacë

Dje rreth orës 14:50, është aksidentuar një makinë në lagjen Bajraktari në kryqëzimin e rrugës Malisheve Duhël, ku ka ardhur me pasoja tragjike duke marrë jetën e të riut 14 vjeçar R.B.

Të gjitha njësitë policore si dhe prokurori kanë qenë në vendin e ngjarjes.

TherandaPost ka kontaktuar Komandantin e Policisë Milazim Lumi i cili ka konfirmuar rastin në fjalë, duke theksuar se rasti është tragjik dhe po punohet të hulumtohet se si ka ardhë deri tek aksidenti./therandapost.com/