U mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale

Kryesuesi i këtij takimi z.Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës ka fol për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë një jave duke bërë të ditur për vizitën e një delegacioni nga Komuna e Suharekës në qytetin e Felbachut në Gjermani. “Ishte kjo një vizitë zyrtare e kryetarit Asllanaj me ftesë të kryetarit të Felbachut, qytet ky tash e disa vite i binjakëzuar me Komunën e Suharekës. Felbach kishte festën e vjeljës së rrushit dhe së bashku me kryetarin ishte edhe pronari i Kompanisë për prodhimin e materjalit për fasadë dhe ngjyra “Graniti” ,pastaj ka fol edhe për Punëtorinë që është mbajtur në Prizren të organizuar nga Zyra Rajonale e OSBE-së, ku është diskutuar për rolin mbikqyrës të Kuvendit komunal për Planin Zhvillimor Urban.

Ndërsa për situatën e sigurisë ka raportua Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi. Ai pasi e ka vlerësuar të qetë dhe të sigurtë gjendjen e sigurisë në Komunë më pas ka thënë se kanë ndodhur 4 raste të aksidenteve në në trafik, 2 vjedhje, 2 kanosje, 1 rast kyçje ilegale në instrumentet publike, 1 përson është lajmëruar i zhdukur dhe 1 privim i kunderlgjishëm i lirisë, për të cilin rast janë ndalur tre përsona. – Njofton Zyra për Informim në Komunën e Suharekës