U mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale

Në takimin e rregullt javor të koordinimit lokal të sigurisë, të cilin e kryesoi Rexhep Kuçi, nënkryetar, u fol për punët dhe angazhimet e Komunës gjatë javës që shkoi. Në këtë takim u tha se është bërë prezentimi i Strategjisë Komunale për Komunikim dhe Informim e cila do të përpunohet dhe do të korigjohet edhe pak dhe më pas do të miratohet në Kuvendin Komunal.

Për nënshkrimin e marrëveshjës nga ana e kryetarit Asllanaj dhe përfaqsuesit të OJQ-së “Zëri i RAE” për mbështetje të projektit rreth avancimit të komunitetit Romë, Ashkalijnë dhe Egjiptas, pastaj u fol edhe për takimin e KPF-së që u mbajt javën e kaluar si dhe për realizimin e disa projekteve që janë duke u punuar si : renovimi i stadiumit të qytetit, ndërtimi dhe rregullimi i disa rrugëve lokale në qytet dhe fshatra tjerë si dhe për takimin e kryetarit Asllanaj me familjet e të zhdukurve, ku u tha se nga komuna e Suharekës janë tëpagjetur edhe 113 trupa.

Ndërkaq, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi duke e vlersuar situatën e qetë dhe stabile, ka shtuar se gjatë javës kanë ndodhur 6 aksidente në trafik, 4 vjedhje të lehta, 1 dëmtim prone dhe një mashtrim. Ai ka shtuar edhe se ditët e fundit janë shtuar patrollimet e policisë, sidomos përreth objekteve shkollore.- Njofton Zyra për Informim në Komunën e Suharekës