U mbajt takimi i koordinimit lokal për siguri

Shefi i  operativës në stacionin policor në Suharekë, toger   Haxhi Kabashi derisa ka raportuar për situatën e sigurisë në Komunën e Suharekës, gjatë javës që lamë pas, ka thënë se kanë ndodhur 4 aksidente në trafik, 1 keqperdorim i detyrës zyrtare, 3 vjedhje, 1 rast i pengimit të përsonit zyrtar, 1 lëndim i lehtë trupor dhe 1 gjetje e municionit.

Ndërsa për zhvillimet e fundit në Komunë ka folur kryesuesi i takimit, z.Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës. Ai ka thënë se u mbajt Punëtoria me kryetar të fshatrave të cilën e ka organizua OSBE-ja, pastaj ka njoftu për shënimin e 75 vjetorit të shkollës së parë shqipe në Komunën e Suharekës, që do të mbahet me 24 nëntor, pastaj për punët që po kryen Drejtoria për Shërbime publike në realizimin e projekteve të parpara për këtë vit, si dhe për aksionin vullnetar të dhurimit të gjakut të cilin e kanë organizuar nxënësit e Gjimnazit “Jeta e re” në Suharekë. Aksioni do të vazhdojë edhe sot, ditën e dytë, ndërsa dje kanë dhuruar gjak 58 nxënës të këtij gjimnazi. – Njofton Zyra për Informim në Komunen e Suharekes