U mbajt Punëtoria për Strategjinë komunale për Informim e komunikim

Hartimi i Strategjisë komunale për informim dhe komunikim për Komunën e Suharekës, ishte temë e Punëtorisë që e ka organizuar OSBE-ja sot në Kompleksin turistik “Solid”.

Grupi punues në hartimin e Strategjisë, gjatë takimeve punuese që ka pas deri tash ka arritur të finalizojë punën dhe ka hartu Strategjinë të cilën e prezentojë para pjesmarrësve siç ishin: përfaqsues të Zyrës së OSBE-së, subjekteve politike, shoqërisë civile, zyrtarëve komunale si dhe prëfaqsuesve nga Komuna e Malishevës.

Pas hapjsë së punëtorisë nga zyrtari i OSBE-së, z.Sali Elshani dhe pas fjalës përshëndetëse të nënkryetarit të Komunës z. Rexhep Kuçi, për gjendjën në Komunën e Suharekës, për mekanizmat dhe praktikat e komunikimit dhe kontakteve me publikun ka fol Menaxheri i Zyrës për Informim, i cili më pas edhe ka shkoqit pjesë nga Dokumenti i Strategjisë komunale për Informim e komunikim.

Pas gjithë kësaj shumë nga pjesmarrësit janë kyçur në debat të cilët kanë kontribuar në mënyra të ndryshme që kjo Strategji të jetë sa ma e mirë, më e kompletuar dhe të përmirësoj komunikimin dhe informimin në Komunën e Suharekës.