Transferi i ri i Yllit ishte transferuar në fillim të shtatorit në një skuadër tjetër

Transferi i Golden Eagle Yllit, qendra nga Ferizaji Ergin Grosha kishte kaluar në fillim të shtatorit në skuadrën e Trepçës, raporton Theranda Post.

Por, trajneri i skuadér mitrovicase nuk ishte i kënaqur me Groshën dhe u dakordua me transferin e tij në Suharekë, sipas një burimi nga klubi.

Grosha ishte edhe pjesë e listës së gjerë të përfaqësueses së Kosovës për kualifikimet e Eurobasket 2017, por nuk arriti ta bindë selektorin Arben Krasniqi.

Ai në të kaluarën ka luajtur në Turqi për skuadra si Genç Telekom dhe së fundmi për ekipin e FMV Isikspor Istanbul që militon në kategorinë e tretë të basketbollit turk.