Tërmet në gjithë Kosovën, e dridh edhe Suharekën

Në ora 15:10 për 6-7 sekonda është dridhur toka e Kosovës.

Tërmeti ka prekur gjithë Kosovën, por epiqendrën e kishte diku tjetër.

Epiqendra e këtij tërmeti është në mes Çentos dhe Inxhikova, 9 kilometra nga Shkupi dhe 3 kilometra nga Haraqina, pranë autostradës “Nënë Tereza”, transmeton TherandaPost.

Fuqia e tërmetit thuhet të jetë 5.1 shkallë të Rihterit.