Është vetëm pak metra larg qendrës së qytetit në rrugën “Endrit Kavaja”, pranë restaurantit “Shpati”, është një lagje mjaft e banuar dhe tashmë e mbushur me banorë të rinj.

Por këta banorë po e kanë të vështirë jetën aty. Përpos që kur bie shi kjo rrugë vërshohet e tëra, vërshime të cilat kanë prishur edhe trasenë, ajo vërshohet edhe ditëve pa shi.

Sipas banorëve, nga baseni i ujësjellësit të Suharekës që ndodhet në kodrën sipër asaj rruge, lëshohet një tepricë uji që është e tmerrshme për banorët e asaj zone. Aty raportohet se ka pasur edhe dëme të mëdha në biznese e familje.

Aty nuk shihet dora e autoriteteve komunale fare. Kjo rrugë gjithashtu u vërushua edhe ditë më parë kur pati reshje shiu./therandapost.com/