Kanë kaluar shumë vite prej kur Suhareka nuk ka një WC publike, që tashmë është bërë shumë e nevojshme.

Një e mëhershme ka qenë tek shkallët e Parkut të Qytetit, edhe pse ishte në gjendje katastrofike, ajo kryente “punë”. E tash nuk ka fare, transmeton therandapost.

Kjo mungesë po shtynë banorët e Suharekës të harxhojnë para pa planifikuar për të hyrë në ndonjë kafene, vetëm për të kryer nevoja fiziologjike. E disa edhe më keq.

Si kjo fotografi që është më lartë, shumë të moshuar dhe qytetarë tjerë detyrohen që të kryejnë nevojat në hapësira publike, ku mund të ketë edhe fëmijë.

Për një WC publike, tashmë nevojat janë bërë urgjente!