Suhareka ndez qirinj për Astrit Deharin

Me organizim të Qendrës së Vetëvendosjes në Suharekë, në orët e pasdites në Suharekë u kujtua Astrit Dehari.

Dhjetra aktivistë të Vetëvendosjes, që përcilleshin edhe nga qytetarë u mblodhën në sheshin “Fadil Vata”, ku fotografinë e të ndjerit Dehari e vendosën në një karrige e aty ndezën qirinj, bashkë me lule të bardha.

Astrit Dehari vdiq në burgun e Prizrenit, teksa po vuante paraburgimin prej 68 ditësh, pasi dyshohej për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, muaj më parë. Ai deri tash thuhet se ka vdekur nga ngushtimi i kanaleve të frymëmarrjes, ndërsa prokurori Sylë Hoxha ka thënë se ai ka edhe shenja dhune, gërvishtje.

14958771_10208862770700705_535053769_n