Skulptorja francezja që në Suharekë ndihet mrekullueshëm

(English version is under albanian version)

Stilit francez prej nga edhe është nuk i shkoqitet as kur është duke nxjerrë format e kokës dhe fytyrës së një mashkulli në një top të llaçit për skulpturë.  Punën me llaçin e bën këmbë mbi këmbë dhe me elegancë.  Kjo është Celine Jourdan.

14508537_10208498286308823_169868649_n

Ajo ka ardhur nga Italia, vend ku jeton që një kohë, për të marrë pjesë në Koloninë e Artit në Suharekë, që mbahet gjatë “Festarit”.

Celine ka treguar se kur mori thirrjen për në Suharekë ishte ndier shumë mirë, por diçka ndodhi nga miqtë e saj.

“Unë u gëzova shumë kur mora thirrjen për të ardhur këtu. Por miqtë e mi u sollën disi çuditshëm. ‘Si do të shkosh në Kosovë, ka problem me viza, etj’, por tash është ndryshe”, tregon Celine.

14483857_10208498298909138_366964079_n

Ajo ka shëtitur shumë vende nëpër botë duke shijuar çdo gjë që ka dashur, nga Franca në Kanada, nga Kanadaja në Sevilla të Spanjës e më pas në Itali, por në Suharekë thotë se ndihet mirë.

“Kam shëtitur shumë vende, por ky vend është shumë emocional dhe ndjehem mirë”, tregon e qeshur Celine, teksa punon në skulpturën e saj.

Mikpritjen dhe mirësinë në Suharekë e ka kuptuar shpejt.

“Pas një dite që qëndruam këtu, thash se po ndihemi mirë me të gjitha edhe me njerëzit. Është vend i mirë”, shtoi Celine.

ENGLISH VERSION

The French Sculpturess feels great in Suharekë

She will not ignore her style, French, even in the details such as the head and the face of a man in a ball of mortar for sculpture.

Sitting as a lady with a lot of elegance, she will work on her sculpture. This is Celine Jourdan.

She came from Italy, where she has been living for a while, to participate in the Art Colony in Suhareka, this event is holden during “Festari”.

Celine tells that, when she recieved the invitation to come to Suhareka and Kosovo, she felt really happy, but something happened from her friends.

“I was really happy when I got an invitation to come here, but some of my friends behaved really strange, How do you want to go to Kosovo? there are variety of problems such as visas and other things, but now it is different” – says Celine.

She has travelled all around the world and has seen a lot of places, from France to Canada, Spain and Italy and yet she feels really good in Suharekë.

“I travelled to a lot of places, but this place is really emotional and I feel amazing here”- tells Celine with a smiley face, while working on her sculpture.

The hospitality and goodness in Suhareka is something she cought really quick. “After a day staying here, we are feeling good with people and everything else. It is a good place”- added Celine.