Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Suharekë ka vite të tëra prej kur funksionon në qytetin tonë, si pjesë e një organizimi të madh për organizimin e KVRL-ve në tërë Kosovën, me një këshill qendror në Prishtinë.

Organizatat Jo-Qeveritare të qytetit duhet të jenë pjesë e kësaj ombrellë-organizate. Vendimet brenda KVRL-së merren nga bordi i organizatës. Kjo gjë është e parashikuar me udhëzim administrativ, transmeton TherandaPost.

Por sot Komuna e Suharekës ka ri-tenderuar, pas një tentimi pa asnjë ofertë, tenderin për rekuizita sportive, nën titullin “Ngritja e kapaciteteve  për këshillin e veprimit rinor – Furnizim me pajisje dhe rekuizita”.

Vlera e parashikuar për këtë tender është 9,920.00 euro.