Sigurohet Insulina për pacientët

“Njoftojmë të gjithë pacientet të cilen janë insulin varës se QKMF-Suharekë ka siguruar insulin dhe pacientet mund të furnizohen qdo dite edhe ditëve të vikendit nga ora 08:00-20:00.” – thuhet në njoftimin e QKMF-së në Suharekë, përmes llogarisë së tyre në facebook.

TherandaPost ka kontaktuar me zyrtarët e këtij institucioni, të cilët kanë pohuar arritjen e insulinës e cila ka munguar tash e sa kohë, duke bërë që pacientët të presin.

Sipas orarit të publikuar në njoftim, tashmë furnizimi do të jetë i vazhdueshëm dhei rregullt./therandapost.com/