Shoqata e Gjahtarëve – THERANDA hap sezonin e gjuetisë

” Prioritet i joni është ta shtojmë fondin e faunës, të mbjellim një kulturë të gjuetisë, sepse më parë është bërë një gjueti më e egër. Për momentin i kemi 5 pika vrojtuese, 20 vendkrypore, dhe sipas planit tonë gjithçka do të ecë mabrë” – tha ndër të tjera  Skender Sadikaj nga Shoqata e Gjahtarëve Theranda, gjatë aktivitetit festiv që shënoi sot  kjo shoqatë me rastin e hapjes së sezonit të gjuetisë.

Aktivitetin e tyre e ka lavdëruar edhe Drejtori i  Drejtorisë për Planifikim, Zhvillim, Bujqësi dhe Pylltari të Komunës së Suharekës Xhemajl Kabashaj, i cili u ka uruar punë të mbarë kësaj shoqate./therandapost.com/