Shkolla fillore në Gjinoc pranon donacion me kompjuterë

Sot Shkolla Fillore “Migjeni” në fshatin Gjinoc u bë me kabinet të Informatikës.

Kjo u bë me ndihmëne e Lon Gojanit, Arton Krasniqit dhe Valon Berishës, si iniciator të këtij donacioni nga Holanda.

Në mënyrë ceremoniale u bë edhe pranim-dorzimi i donacionit, ku të pranishëm për funksionalizimin e këtyre kompjuterëve kishin ardhur edhe 2 profesorë dhe 3 nxënës nga Kolegji “ROC Van Twente” nga Holanda.

Ky donacion u mirëprit nga drejtuesit e shkollës, por më së shumti ju gëzuan nxënësit.

Urë lidhëse për këtë donacion ishte Ministria e Punëve të Jashtme, që premtuan edhe donacione tjera.

received_1086094428170986