SH.K.A “Jehona” mban koncert pa përkrahje financiare nga Komuna e Suharekës

“Më 9 nëntor 2016 ne i jemi drejtuar me kërkesë Kryetarit dhe Drejtorisë së Kulturës në Suharekë për përkrahje financiare, por deri më sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje, kështu që ne sot mbajmë koncertin  ora 16:00  në Shtëpinë e Kulturës, me program të pasur, me mjetet tona vetanake për të shënuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit” – tha për TherandaPost, Ymer Bajraktari nga Shoqëria Kulturore Artistike “JEHONA”.

Refki Gollopeni nga Drejtoria e Kulturës,   i kontaktuar nga TherandaPost, ka thënë se “Aktvitetet e  tilla kulturore tashmë janë përgjegjësi organizative e kompanisë, e cila e ka fituar tenderin dhe nuk kemi të drejt, t’i përzihemi se cilën shoqëri kulturore e zgjedh në këtë rast”.

Astrit Berisha nga kompania e cila ka fituar tenderin “Gorenje Univerzal” ka thënë për TherandaPost se –  ” Në specifikacionin e përshkruar nga Drejtoria e Kulturës, thuhet se më 28 Nëntor në organizim, të përfshihet vetëm një shoqëri kulturore lokale dhe unë kam marrëveshje me Shoqërinë Kulturore Artistike “Dardanët” nga Samadraxha,  të cilët do ta mbajnë koncertin më 27 Nëntor. Sikur ata ta kishin cekur se mund të marr edhe më shumë, sigurisht se do të përfshihej edhe Shoqëria Kulturore Artistike  “JEHONA”./therandapost.com/