Serbët duan të kthehen pa zhurmë në Mushtisht

Ministri për Komunitete e Kthim i Qeverisë së Kosovës Dalibor Jevtiq ka thënë se serbët nuk heqin dorë nga kthimi në Mushtisht , transmeton Koha.net.

“Nuk do të flasim shumë në opinion për këtë, me qëllim që t’i përgatisim të gjitha parakushtet për fillimin e ndërtimit pa pengesa të shtëpive dhe të kthimit familjeve që duan. Kemi pasur disa aktivitete rreth kësaj në mënyrë që situata të ndryshojë në anën pozitive”, citon radiokim të ketë thënë Jevtiq.

Ai shpreson se “përfaqësuesit e institucioneve do të zbatojnë premtimet si dhe ligjin për lëvizje të lirë e kthim të serbëve në Mushtisht”./Koha.net/