Sedat Kuçi emërohet Drejtor i Inspeksionit

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj, sot ka emruar Drejtor ne Drejtorinë Komunale të Inspeksionit z.Sedat Kuçi, nga Suhareka.

Kuçi ka marrë këtë post pasi ish drejtori i deritashëm z.Rraif Fetiu u pensionua. Sedat Kuçi ka të kryer Fakultetin e Bujqësisë, ndërsa deri tash ka ushtruar funksione të ndryshme, ka qenë drejtor në ish ndërmarrjën NBI “ Suhareka”, pastaj Drejtor i Drejtorisë Komunale për Bujqësi në mandatin e kaluar që udhëhiqte z. Sali Asllanaj. Është anëtar i LDK-së, i marutar dhe baba i tre fëmijve. – Njofton Zyra për Informim në Komunën e Suharekës