Së shpejti bëhet hapja e Asamblesë Rinore në Suharekë

Tre deputetë nga Suharekë që janë në Kuvendin e të Rinjve të Kosovës (KRK), Shqipron Gallapeni, Pranvera Musaj dhe Besart Kolgeci, kanë takuar sot kryetarin e Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj, me të cilin kanë biseduar për hapjen e Asamblesë Rinore në Suharekë.

Ata nga kryetari kanë kërkuar mbështetje në këtë punë edhe gjatë mbajtjës së seances së parë edhe gjatë seancave tjera, për çka kryetari Asllanaj ka shpreh gadishmërinë e ndihmës dhe i ka uruar ata. Asambleja Rinore në Suharekë, do të ketë 27 anëtarë ndërsa mosha që lejohet për të qenë pjesë e kësaj Asambleje është prej 18-26 vjet.
Ndryshe, Kuvendin i të Rinjve të Kosovës (KRK), synon që të hap Asambletë Rinore në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa deri tash janë hapur 12 degë, u tha në këtë takim.- Njofton Zyra për Informim në Komunën e Suharekës