Sami Hajdaraj : Me këtë Qeverisje Theranda ishte në gjumë për 3 vite

Kryetari i degës së Nismës në Therandë në intervistën për TherandaPost, shprehet se Qeverisja e LDK-së ka bërë punësime partiake e familjare sidomos në Komunë dhe sektorin  e Arsimit. Në këtë intervistë, flet edhe për raportin e koalicioneve në nivel lokal dhe për çështjen e ligjit për veteranët e UÇK-së.

 

TherandaPost :Tashmë jeni Kryetar i Degës së Nismës, a u përfillen procedurat e rregullta sipas statutit të subjektit tuaj ?

Sami Hajdaraj : Në të gjitha zgjedhjet që kanë ndodhë në subjektin tonë politik, janë përfillë normat statutore me të cilat janë zgjedhë kryesitë e degëve dhe nëndegëve.

TherandaPost : Aktualisht keni një koalicion në parim me AAK –në në nivel qendror, si qendron raporti në atë lokal ?

Sami Hajdaraj : Parimisht koalicioni është për zgjedhjet qëndrore. Nisma në nivel të degëve i ka zgjedhjet e veta se me ke do të shkoj në koalicion dhe me aleancën nuk e kmi të definuar në nivel lokal. Ne do të kandidojmë të vetëm fillimisht.

TherandaPost : Nisma në zgjedhjet e fundit nacionale ka dalë subjekti i katërt  në Therandë, çfarë synime keni në të ardhmen ?

3333

Sami Hajdaraj – Kryetar i Degës Nisma në Therandë.

Sami Hajdari : Vetëm dy muaj kohë kemi  pas përgaditje për zgjedhje dhe me pas prej se ne dolëm si subjekt i ri politik në zgjedhjet nacionale, kemi arritur që të jemi subjekti i katërt në Komunën e Therandës. Tani pas shtrirjes dhe zgjedhjeve të brendshme që i kemi bë në degë dhe nëndegë, në fshatra e qytete, kemi bërë identifikimin e anëtarëve të partisë, jemi zgjeruar me përkrahje dhe pas kësaj, Nisma për Therandën do të jetë subjekti politik i cili garon për ti fituar zgjedhjet

TherandaPost : Cili është opinion juaj për qeverisjen aktuale komunale ?

Sami Hajdaraj :I kemi përcjellë të gjitha zhvillimet dhe aktivitetet e komunës, por duke parë se ka shumë punë për tu bërë ne komunën tone, kemi parë edhe mundësitë që i ka pasë qeverisja lokale me zotin Asllanaj. Qeverisja e LDK-së ka bërë punësime partiake e familjare, sidomos në Komunë dhe sektorin  e Arsimit. Nuk ju ka dhanë mundësi ekspertëve,  njerëzve të lëmive adekuate, por ju eshte dhënë hapsirë anëtarve të partisë. Për 3 vite nga kjo qeverisje,  Theranda thuajse ka qenë  në gjumë. Pra nuk kemi pa ndonjë sukses të kësaj qeverisje. Qeverisja Lokale me zotin Asllanaj nuk ka tregua rezultatè ne kryerjem e punemeve dhe permisimin e jetes se qytetarit te Therandës

TherandaPost : Një opinon e keni publikuar  më heret rreth ligjit të fundit për veteranët, si duket do të ketë probleme rreth fondeve, çka do të ndodhë më tutje sipas jush ?

Sami Hajdaraj : Ka kalu kohë kur pata shkru atëherë mbi ato probleme. Atëherë numri i veteranëve ishte 24 mijë tash, tash ajo shifër ka tejkalu. Tash jamë shumë më i paknaqur se sa atëhere kur pata shkru. Problemi i veteranëve është problem i Komisionit Qeveritar dhe i vet Qeverisë. I ka kisha lutë të mirren me ata që janë shtuar  në lista ma tutje, e jo me veteranët e vërtetë. Bëj apel të rishikohen listat.

TherandaPost: Faleminderit për intervistë

Sami Hajdaraj : Faleminderit juve. Suksese