Rrugët e qytetit janë shndërruar në “pazar”, inspeksioni askund

Përderisa tregu ditor i ndërtuar brenda atij javor në Suharekë mbetet i zbrastë nga tregtarët, rrugët e Suharkës janë bërë si “pazar”.

Te parkingu i ri në Suharekë, pranë Urës së Madhe, është pjesa e parë ku po shfrytëzohet si treg, edhe pse pa asnjë kusht paraprak. Inspeksioni ende nuk ka reaguar fare në këtë drejtim, transmeton TherandaPost.
Aty kalojnë automjete pa mbarim bashkë me ato që parkohen aty, duke bërë që pemët dhe perimet të mbushen me pluhur dhe të jenë të rrezikshme për komunitetin.
Njëjtë ndodh edhe në hyrje të Suharekës, në zonën te kampi “Casablanca”.