Reshjet detyrojnë që shkolla “Shkëndija” në rrugën “Xhavit Syla” të ndërpresë mësimin

Rruga “Xhavit Syla” në të cilën gjendet edhe shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Shkëndija” përsëri sot është vërshuar.

Për këtë arsye shumë nga nxënësit e shkollës “Shkëndija” kanë mbërritur në shkollë të lagur tërësisht.

Kjo ka shtyrë që Drejtoria e Arsimit në Suharekë të marrë vendim për ndërprerjen e mësimit sot në atë shkollë.