Pyjet në mëshirë të ndërgjegjës dhe qytetarisë Kosovare

Shkruan Sami Kryeziu:

Hiq më larg se 4 km, në distancë nga Komuna e Suharekës gjendet Mali i “Biraqit”.

Si gjithmonë në këtë fazë të vitit sikurse edhe vitet tjera prerja ilegale e pyjeve vazhdon!

Paradoksi vazhdon, përgjegjësit tregojn për përmirësime dhe arritje të objektivave. Kurse në terren gjendja jo që është e njëjt sikurse viteve tjera por edhe mos me keq!

Marr për bazë mungesen e planeve Komunale për pyllëzim e ripyllëzim, mungesa e politikave në pylltari dhe as që diskutohet për zhvillim të këtij sektori, i cili në gjithë zingjirin e vlerës gjeneron punësim dhe jep efekt pozitiv direkt dhe indirekt në zhvillim të gjithmbarshëm ekonomik.

Arsyeja e daljës në terren ishte pikërisht transporti dhe bartja e vazhdueshme e lëndës drusore nëpër qytet. “Me letra a pa letra”, dru bartën gjatë ditës apo në mbrëmje! sikurse që në këtë vend të mos eksistonte as një institucion përkatës parandalues dhe vepruese karshi ruajtjes dhe menaxhimit të këtij sektori.

Ankesat shkojnë në drejtim të gjygjësis për mos efikasitet edhe në këtë sektor, ngase shpesh her edhe pse denoncohen dëmtuesit përseri veprat përseritën nga shkelësit e njëjtë, më një fjalë pyejet përseri viktimizohen !

Sektori i pylltaris as që shihet si sektor me potencial në këtë vend. Shikuar buxhetet komunale të të gjitha Komunave, as që figuron ndonjë linjë buxhetore të parapara për këtë sektor.

E kuptueshme është priroriteti i investimeve në sektor të tjera dhe mungësa buxhetore në Komunat tona, por ama smund të konsiderohet aq pak jo prioritar sektori i pylltaris, sa për të mos ndarë disa Euro për pyllëzim, ripyllëzim apo mbrojta nga rreziqet nga zjarri.

Se sa i rëndësishëm është sektori i pylltaris e vertëton edhe thënja që “Po deshe ta shkatërrosh ardhmërin e një vendi shkatërroj pyjet e atij vendi”.

E mbyll këtë shkrim me lutjen që ata që duhet vepruar “Aman veproni se është vendi ynë” janë pyjet tona, janë mushkrit e qyteteve dhe fshatrave tona, së ndërgjegjia e qytetaris sonë është e vobekët akoma, por dhe tek e fundit ju jeni të thirrur për të vepruar edhe ligjërisht.

Pos asaj për hirë edhe të florës dhe faunës të cilët nuk kanë vendbanim tjetër.