Presidenti Hashim Thaçi vuri lule te Memoriali i të vrarëve, pi kafe jashtë Komunës

Presidenti i Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi sot përkujtimoret në Hoçë të Madhe dhe në Suharekë për të përkujtuar viktimat e luftës së fundit në Kosovë dhe për të bërë thirrje për të vërtetën dhe për pajtim – thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Ai në Suharekë bashkë me kryetarin Sali Asllanaj, vuri lule te memoriali i të vrarëve gjatë luftës së fundit, duke u shprehur ndër të tjera se: “Jemi këtu të përkujtojmë familjen Berisha dhe për të kërkuar drejtësi të plotë”.

Siç merr vesh TherandaPost, ai është ndalur tek një kafene pranë komunës për të qëndruar disa minuta me kryetarin Sali Asllanaj dhe nuk ka pasur takim brenda objektit të Komunës së Suharekës.