Fatma Evin Ozoturk është një nga artistet më me nam në Turqi. Ajo vjen nga Izmiri i Turqisë, vend ku jetojnë shumë shqiptarë të shpërngulur nga Kosova gjatë fillimit të periudhës së Jugosllavisë socialiste.

Intervistë ekskluzive për TherandaPost
Fatma Evin Ozoturk
Fatma Evin Ozoturk

Ndoshta është edhe kjo arsyeja se pse Fatma Evin është shumë e dashur dhe shoqëruese me njerëzit e Suharekës, gjatë qëndrimit të saj gjatë Kolonisë së Artit në Suharekë. Por ajo nuk përton fare që të tregojë se një lidhje trashëgimie familjare, rrjedh nga Kosova.

“Ndjehem e nderuar  për të qenë në vendin e etërve të mi dhe ekzistimin e një lidhje gjenetike me ta”, thotë ajo për Kosovën, Suharekë, për të cilën thotë se shpesh mezi pret të vijë gjatë kohës kur është në Izmir, pasi i duket sikur kthehet në shtëpi.

Fatma ka një stil shumë interesant të të bërit art. Ajo kombinon pikturën me ngjyra, duke i shtuar edhe gurë e rërë. Këtë stil ajo e ka spikatur krejt rastësisht, e frymëzuar nga deti.

“Më parë kam përdorur teknika tjera, por në fakt ka një kohë të gjatë që punoj kështu. Sa herë kam pasur kohë, kam shkuar pranë detit për të pikturuar dhe për të shprepur fotografi. E kështu jam frymëzuar nga deti dhe dheu pranë detit”, thotë Ozoturk, teksa e kishte pyetur veten se pse nuk kishte pikturuar plazhin me rërë.

14591695_1424931704188074_2543324178358636151_n

Teknikën e mëvetësuar, “Alfeom” ajo e zhvillon edhe sot e asaj ditë, duke tërhequr vëmendje në mese artistësh. Ajo është e dhënë shumë pas dheut, pasi dheu është material organik.

“E dua kur pikturoj mes rërës së shenjtë, nën dritën e simboleve”, shton artistja turke, që mund ta hasësh edhe puro në dorë. Piktura e saj është e përbërë nga simbolizimi e abstraktja, të cilat shpërfaqin veten time.

Ajo mund të pikturojë gjithkund, rreth botës. Pasi veten e sheh si eksternaliste, e jashtme, që do të thotë se ndikohet nga energjia e secilit qytet ku shkon.

“Por mendoj se në Kosovë është shumë më ndryshe se në vendet tjera. Unë gëzoj energji të madhe, që e ndiej aty për shumë vite që vi. Sa herë që vijë këtu, aq më e lidhur ndihem. Biles ”, shton Fatma Evin, që deri tash ka hapur 23 ekspozita personale dhe ka qenë pjesë e pothuajse 100 ekspozitave kolektive dhe publiko-private.

14519823_1424956057518972_5834079171289202238_n

Fatma Evin, flokëbardhë e shumë atraktive, përveç që është piktore, kryen edhe punën e gazetares.

“Është një lidhje dashurie mes ngjyrave dhe shkrimit. Atë që nuk mund ta shpreh me ngjyra, mundem ta shprehi në rreshta. Për mua, të dyja bashkë janë aventurë e krijimit tim. Unë e krijoj artin dhe e shkruaj atë”, thotë Fatma Evin.

Edhe pse ka shëtitur shumë në Kosovë më parë, koha kur ka ardhur në Suharekë për herë të parë, e ka bërë të dashurohet këtu.

“Kam jetuar ditë të mrekullueshme këtu, sepse është shoqëria e thellë e e pastër, njerëzit e buzëqeshur dhe perspektiva nga e shohin artin”, thotë Ozoturk, teksa shton se kolonia ka qenë e organizuar shumë mirë dhe falënderon Refki Gollopenin e Genc Bekteshin që i dhanë mundësinë të jetë këtu, me një vend shumë mikpritës.

“Qyteti në vetvete ka frymë të gjallë me fytyra të qeshura dhe shikime plotë shpresë”, përfundon Fatma Evin Ozoturk, e cila pritet të vijë edhe vitet tjera në Suharekë.