PD në Therandë kërkon dorëheqjen e Ferid Aganit

Dega e Partisë së Drejtësisë në Therandë ka kërkuar dorheqjen e Ferid Aganit, duke cekur  ndër të tjera se : ” Ne si degë jemi fuqishëm pro ndryshimeve produktive dhe jemi kundër çdo presioni, dhe imponimi që u provua të ushtrohet mbi çdo anëtarë në tërë Republikën e Kosovës”.

Më poshtë mund ta lexoni Komunikatën e plotë :

 

Komunikatë për Media

PD në Therandë Kërkon Dorëheqjen e z. Agani

Therandë 24.09.2016
Bazuar në rrethanat e krijuar  muajve të fundit, nga një grup i vogël i Kryesisë, në krye me z. Agani, Kryesia e Partisë së Drejtësisë dega në Therandë nxori këtë vendim: Kërkon dorëheqjen e parevokueshme të zotëri Aganit nga i pari I PD-së.
Gjithashtu kryesia e PD-së Therandë njofton se kryetari i degës sonë , njëherit dhe koordinator politikë I nivelit qendrore të PD-së zotëri Bajram Tërshani, ka artikuluar në mënyrë unifikuese qëndrimet dhe pakënaqësitë e anëtarëve të degës sonë dhe në mbledhjen e kryesisë së rregullte mbajtur më 27.08.2016, ku prezent kemi pasur edhe mysafir delegacion nga qendra me në krye Sekretarin  e Përgjithshëm zotëri Fidan Mustafën,I kemi dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit Tërshani dhe anëtarëve tanë në Këshillin Drejtues për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhorë.
Ne si degë jemi fuqishëm pro ndryshimeve produktive dhe jemi kundër çdo presioni, dhe imponimi që u provua të ushtrohet mbi çdo anëtarë në tërë Republikën e Kosovës. E përshëndesim punën dhe qëndrueshmërinë e Deputetes Demi, si dhe mbështetjen e kryetarëve të degëve dhe anëtarëve të këshillit drejtues,që për asnjë moment nuk braktisën programin unik dhe të shëndosh të PD-së.
Me këtë u dëshmua edhe njëherë se PD është parti e vlerave e jo e diktateve nga kushdo qofshin ato. E urojmë si kryesi e PD -së nê Therandë përcaktimin e mbajtjes së datës së Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, të thirrur nga KD dhe kryetarët e degëve të datës 03 Shtator 2016.