Pas shumë artikujsh Komuna reagon, mbush hapësirat e thella te muzeu (Foto para dhe pas)

TherandaPost prej artikujve të parë të publikuar ka pasur në fokus gjendjen e objekteve kulturore dhe mirëmbajtjen e tyre.

Mbi një vit shkrime për bibliotekën e qytetit, që sot funksionon, por edhe për objektin e Muzeut të Qytetit që hapësirat rrethuese ishin në gjendje të papërfunduar dhe të thella, duke paraqitur rrezik për fëmijët pranë shkollës.

Pas shumë artikujsh Komuna e Suharekës ka ndërmarrë hapa konkret dhe ka mbushur ato hapësira me dhe.

20160913_181941

14580405_10208584369380846_390196527_n