Organizohet punëtori me Komunitetin RAE

Me qëllim të senzibilizimit të komunitetit RAE ( Romë, Ashkalinjë dhe Egjipta) ZKKK ( Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim) e Komunës së Suharekës, po organizon punëtori dy ditore me pjestarë të këtyre komuniteteve .

Qëllimi i kësaj punëtorie është që komuniteti RAE të njoftohet mbi të drejtën e shfrytëzimit të granteve si në nivelin lokal ashtu edhe në ate qëndror, si ata të jenë në gjendje të përgatisin Planin ebisneseve gjatë konkurimit, të vetëdijesohen mbi përfitimin e granteve dhe të mirave ekonomike, të cilat ndikojnë në papunësi dhe në vetëpunësim si përfitues.

Kordinatori i kësaj Zyre, z. Xhelajdin Sadikaj, thotë se në Punëtori që ka filluar dje dhe do të zgjas edhe sot po marrin pjesë numër i konsiderueshëm i pjestarëve të këtyre tri Komuniteteve që jetojnë në Komunën tonë dhe se ata janë shumë të interesuar për tu integruar dhe për të vepruar njejt si komunitetet tjera.- njofton Zyra për Informim në Komunën e Suharekës