Opozita reagon pasi Komuna nuk i bëri zgjidhje Investitorit Gjerman

 

“Komuna e Therandës ka në pronësi mbi 1290 parcela, të cilat bëjnë mijëra ha tokë. Vetëm afërsisht 200 prej tyre kanë kontratë mbi shfrytëzimin, më shumë se 1000 parcela me mijëra ha tokë nuk menaxhohen nga komuna. Në vazhdimësi në asamblenë komunale kemi kërkuar që të formohet një komision I cili do të trajtonte këtë qështje, mirëpo kjo po vazhdon të heshtet sepse aty do të mund të kishte kontrata të jashtëligjshme e plotë dallavere të tjera të cilat në vazhdimësi përdoren si shantazh për vota.” ka reaguar kështu  Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes  në Therandë dhe njëherit asambleist i Kuvendit Komunal në Therandë Leonard Shala.
Kjo ka ndodhur pas raportit nga KTV, ku është raportuar se me iniciativë të një mërgimtari, një investitor gjerman kërkoi hektarë të shumtë për të ndërtuar një qendër klinike dhe universitare. Ai kishte zgjedhur Komunën e Suharekës për të kryer investimin e tillë. por një hap i tillë i shkoi huq. Kjo pasi e komuna nuk arriti t’i sigurojë hapësirën e kërkuar. I pari i kësaj komune shprehet i dëshpëruar, pasi, sipas tij, kjo komunë nuk po arrin të gjejë zgjidhje për investitorët e interesuar në mungesë të pronës komunale. Asllanaj akuzon edhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rreth kërkesës së një prone, të cilën me vite të tëra e kërkoi për t’ua ofruar investitorëve, thuhet në raportin e KTV- së.

Pas kësaj ka reaguar edhe deputeti i AAK-së Bali Muharremaj, ku në llogarinë e tij në facebook  ka shkruar se “Ikja e mundësisë dhe gjithashtu edhe e investitorit, mendoj se si shancë vie shumë rrallë dhe nga neglizhenca e tillë, mund të na ikin edhe investitorë të tjerë.Megjithëse janë kërkuar shumë hektarë, mendoj se gjithmonë ekziston një mundësi për gjetjen e një zgjidhjeje. Kësaj radhe Theranda humbi shumë. Dhe kjo humbje duhet t’i faturohet si dështim qeverisjes aktuale në Komunë.”/therandapost.com/