Numërimi i PDK-së në Suharekë

Shkruan: Brahim Thaçi

Duket se data 12 nëntor  e këtij viti, do të shuaj kureshtjen edhe të vet PDK-së në Suharekë, se kush do të jetë Kryetar i Degës dhe rrjedhimisht edhe kandidat për kryetar komune, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Deri atëherë, shumëçka mund të ndryshojë, e do të përfolët me njëtrajtshmëri si deri më tani me shumë emra, që do ta  drejtojnë PDK -në në Suharekë.

As vetë anëtarët e kryesisë këtij subjekti politik, mendoj se nuk janë të sigurt se si do të përfundojw kjo maratonë dhe në cilën formë, ngase dikush nga Prishtina në nivele qendrore mund të befasojë përfundimisht.

Kjo do të krijojë moment kulminant ku sigurisht Enver Hoxhaj me ndonjë formë misterioze të fjalimit  apo Kadri Veseli me ndonjë formë të veçantë, do ta bëjnë të ditur kandidatin ndoshta me datën 12 nëntor.

Tash e disa vjet kësaj maratone, vetëm Myrtez Zekolli ka qenë i hapur duke shprehur kandidaturën e tij haptas, e që së fundmi flitet se interesim publikisht  të njëjtë ka shprehë edhe Ruzhdi Kurtishaj.

Megjithatë shumë emra përmenden në debate brenda dhe jashtë PDK-së, si Alush Shala Shef  i Grupit Parlamentar  të kësaj partie në Asamblenë komunale në Suharekë, më pas edhe Driton Krasniqi I nënkryetar i kësaj dege,  më i votuari e që deri më tani s’kemi pasur reagim nga ana e tij dhe  Jeton Rrakaqi, asamblist nga kjo parti me afërsi të dukshme  me Kadri Veselin mund të jenë kandidat të befasishëm për vetë PDK dhe opinionit publik në Suharekë, nëse jo vetë kaq mund të ndikoj në këtë proces.

Asgjë s’mund të përjashtohet se ky rreth i paqartë nominimesh të përfolura që përfundimisht  mund të bie në ujë dhe propozimi të vijë nga vazhdueshëm nga  Qendra.

Kjo platformë përsëritëse,  se besoj se mund të jetë befasuese për PDK-në,  ngase kjo praktikë e tillë ka gjet përdorim shumë herë.

Shaqir Palushi e Bekim Demiri si kandidat të mundshëm duket se janë të heshtur brenda këtij interesimi publik.

PDK në Suharekë, ka qenë thuajse e heshtur, pos veprimit të saj në Asamblenë Komunale në Suharekë dhe disa aktiviteteve të Rinisë Demokratike  ku përkufizimin e saj opozitar mund ta notoj të dobët. Megjithatë sipas zyrtarëve të saj kjo gjendje do të pushoj posa të zgjidhet kryetari degës.

Gjithçka e parashikueshme dhe asgjë e sigurt deri më 12 nëntor brenda PDK -së, më pas  shumëçka  do të lëvizë  duke siguruar se elektorati do të qëndrojë besnik siç i ka qëndruar deri më tani.

Mendoj se kjo kohë e humbur me paqartësi e neglizhencë, mund t’i kushtoj shtrenjtë PDK-së në numra çfarëdolloj qofshin ato, në vota, prezencë numerike elektorale, klima e brendshme e saj i kujton se duhet t’i ndezë motorët e angazhimit.