Nga rrjedha e vërshimit, të moshuarit po hasin në vështirësi në qendër të qytetit [video]

Për shumë vite me radhë po vazhdon që në qendër të qytetit, rruga “Nëna Terezë”, që ndahet nga “Brigada 123” vërshohet nga rrjedha e ujit që vije nga pjesa e lartë e qytetit. Aty kurrë nuk u bë një zgjidhje.

Nga rrëmbimi i ujit, shumë qytetarë po e kanë të vështirë të kalojnë.

Në videon e mëposhtme mund të shihni se si një i moshuar për pak rrëzohet dhe has në vështirësi për të kaluar.