Në Suharekë masakër ndaj pyjeve, 15 mijë hektarë “ruhen” nga veç 7 veta

15 mijë hektarë pyje ka Komuna e Suharekës.

Krejt këtë hapësirë të pyjeve duhet ta ruajnë vetëm shtatë punëtorë dhe atë në moshë të shtyrë, raporton KTV.

Pamundësia për t’i kontrolluar prerjet ilegale të personave të papërgjegjshëm, ka bërë që shkatërrimi i këtyre maleve të jetë tejet i madh.

Drejtuesit e bujqësisë në këtë komunë e pranojnë se numri i vogël i stafit për ruajtjen e drunjve po ndikon në dëmtimin e tyre.

Sipas tyre, deri tash rojet e pyjeve kanë shqiptuar 51 fletëparaqitje për vepër penale, ndërsa 190 për kundërvajtje.

Që nga janari i këtij viti, policia ka arrestuar rreth 300 persona, për prerje ilegale të pyjeve.

Gjithashtu policia ka paraqitur 30 raste për Gjykatën Themelore për kundërvajtje dhe sasi të konfiskuar të drunjve 98m kub, përcjell Koha.net. Ndërsa 6 raste penale janë iniciuar për shkretim të pyjeve dhe vjedhje.

Në Suharekë masakër ndaj pyjeve, 15 mijë… by kohanet