Në 18 shkolla mbahen ligjërata për sigurinë në trafik

Në takimin e rregullt javor të koordinimit lokal për siguri të cilin e kryesoi Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës, u fol për aktivitetet dhe angazhimet që janë zhvilluar në Komunë, si : përurimi i objektit të ri shkollor në fshatin Popolan e cila u ndërtua me buxhet të komunës dhe donatorëve austriak, pastaj u fol për fillimin e implementimit të projektit për shenimin e rrugëve dhe vendbanimeve në Komunë, Projekt ky që ka filluar në fshatin Mushtisht për të vazhduar nëpërmjedise tjera, si dhe për takimin e kryetarit Asllanaj me shefat e grupeve parlamentare të Kuvendit Komunal, ku eshte biseduar për përmbylljen e buxhetiti të planifikuar për vitin 2017.

Ai ka bërë të ditur edhe për shqetësimet e fundit lidhur me paraqitjen e sëmundjeve të kafshëve, që siç tha Kuçi, në komunën tonë deri tash kanë ngordhur 8 lopë dhe janë të sëmura mbi 60 sosh.

Ndërsa për situatën e sigurisë në Komunë, ka raportuar zv.komandanti i Stacionit policor në Suharekë, toger Afrim Sylaj, i cili e ka vlerësuar shumë të qetë dhe të sigurtë gjendjen e sigurisë.

Më pas Sylaj ka bërë të ditur për ligjëratat që po mbahen në 18 shkolla të komunës sonë, ku po ligjërohet për sigurinë në trafik si dhe ka njoftuar për vizitën e 31 sërbëve të zhvendosur të cilët kanë ardhur për të vizituar pronat e tyre në fshatrat Mohlan dhe Reqan. Kurse për rastet që kanë ndodhur gjatë javës ai ka thënë se ka pasur 2 aksidente të raportuara në trafik me dëme materjale, 1 dëmtim prone, 3 raste të vjedhjeve, 1 shkatërrim i pyjeve, 1 lëndim trupor dhe 1 keqpërdorim i besimit.- thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim në Komunën e Suharekës