Muharremaj: Tash duhet t’u kthehemi hapësirave publike

“Sot jemi duke e rregulluar hapsiren publike tek varrezat e dëshmorëve. Ju kemi borxh atyre si breza që po e jetojmë lirinë. Kemi gjetur përkrahje nga rinia, qytetarët, asambleistët e AAK-së, dhe firmave tjera ndërtimore. Kështu do të vazhdojmë edhe më tutje duke u senzibilizuar si qytetarë në pastrimin dhe rregullimin e hapësirave publike” – tha Bali Muharremaj për TherandaPost.

Ai konsideron se tash e tutje, duhet t’i kthehen më me vëmendje hapësirës publike dhe si deputet nuk e konsideron të mjaftushme kontributin e tij vetëm në seanca të parlamentit dhe mbledhjeve në komisione.

02

“Si deputet kam menduar se vetëm me marrë pjesë mbledhje dhe komisione parlamentare, nuk e kryej detyrën si duhet. Ka nevojë për veprime konkrete” -shprehet Muharremaj.

Thotë se kjo aspak nuk është fushatë politike, dhe se në këto aktivitete mund të bashkangjiten të gjitha subjektet politike, duke cekur se hapësira publike është e të gjithëve.

03