Muharremaj: Përpjekja me i kthy serbët në Mushtisht është e parakohshme

 

Bali Muharremaj deputet në Parlamentin e Kosovës  sot në llogarinë e tij në facebook ka shkruar se :”Sot ka ndodhur në takim ndërministror për kthimin e serbëve me përfaqësues edhe nga Komuna e Suharekës. Në një situatë kur përndiqen dhe largohen shqiptarët nga shtepitë e tyre në Veri të Kosovës, kur shqiptarët kane plagë ende të fresketa, duke përfshirë edhe qytetaret e Mushtishtit, kur mijëra shqiptarë rezultojnë të zhdukur dhe kur Serbia akoma nuk ka kerkuar falje për krimet e kryera në Kosove e në Mushtisht, nismat për pajtim e kthimit, mund të prodhojne kunderefekt.”

Më tutje ka thekasuar se: “Secili gëzon të drejtën e kthimit në pronën e tij, por rrethanat e tanishme për ata që kanë humbur më të dashurit, janë ende kujtime të freskëta.
Flet edhe protesta e fundit në Mushtisht./therandapost.com/