Muharremaj: Demarkacioni nuk kalon

“Siç jeni të informuar, ne sot do të shkojmë në seancën e kuvendit dhe do të votojmë kundër Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Jam i bindur se nuk do të kaloj, duke pa tashmë edhe lëkundjet edhe brenda pozitës ku shumë deputetë po shprehen kundër” – tha Bali Muharremaj për TherandaPost.
Rreth protestës së Vetëvendosjes ai u shpreh: “ Është e drejtë e secilit subjekt politik të protestoj, s’ka asgjë të keqe. Por ne kësaj radhe si subjekt, kemi vendos ta kundërshtojmë përmes procesit të votimit. Pra do të votojmë kundër” – i shpreh Muharremaj./therandapost/