Mihrije Suka do të jetë nënkryetare e Komunës së Suharekës

“Komuna e Suharekës do të jetë e përfaqësuar nga gratë. Mihrije Suka do të jetë nënkryetare e Komunës së Suharekës. Kështu, ne do ta plotësojmë ngadalë kriterin për barazi gjinore” – u shpreh kryetari në ardhje Bali Muharremaj, gjatë një tryeze organizuar nga KDI (Instituti Demokratik i Kosovës), e cila u mbajt sot në Suharekë.

Muharremaj ka ftuar opozitën, mediat, shoqërinë civile, që të japin kontributin  në avansimin e shumë të drejtave, e poashtu ka kërkuar bashkëpunim për qeverisjen e ardhshme të tij.

Aty ishin të ftuara organizata të ndryshme  e poashtu asambleistet fituese të Asamblesë së ardhshme komunale  nga të gjitha subjektet politike, ku diskutimi u fokusua në mundësitë e përfaqësimit dhe promovimit të grave në politik-bërje  pas zgjedhjeve lokale 2017, me theks të veqantë në avansimin e politikave publike në aspektin e barazisë gjinore./therandapost.com/