Jehona Lumi nga Theranda ka realizuar së fundmi coverin “Side to side” të Ariana Grandes, i cili për dhjetë ditë ka arritur mbi 24 klikime në kanalin Youtube.

Krahasuar me videot e tjera të publikuara si cover, në bazë të klikimeve, siç duket ky është projekti më i suksesshëm i saj, pa përmendur pjesëmarrjen e saj në The Voice. Ajo njihet për këndimin live në çdo vend që performon.

Lumi është në përgatitje edhe të dy këngëve të reja, ku njëra prej tyre është bashkëpunim kurse tjetrës së shpejti do t ia realizojë edhe videoklipin.