Mbahet takimi javor i sigurisë

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë që u mbajt dje, kryesuesi i takimit z.Rexhep Kuçi, ka bërë të ditur se nesër apo në fillim të javës së ardhshme do të bëhet shpërndarja e përfituesve të fidaneve të mollës, rrushit dhe mjedrës, për fermerët e kësaj Komune.

Vlera e këtij projekti që është ndar nga buxheti i Drejtorisë së Bujqësisë kap shumën prej 32 mijë euro. Kuçi ka bërë të ditur edhe për punët dhe aktivitetet tjera që janë zhvilluar në këtë komunë gjatë javës që shkoi, ndërsa për situatën e sigurisë në komunën e Suharekës, ka raportuar zv.komandanti i stacionit policor në Suharekë, z.Afrim Sylaj, toger, i cili pasi ka numruar aktivitetet me të cilat po merret polcia e Kosovës, përkatsisht ajo në Suharekë, më pas ka shtuar se gjatë javës ka ndodhur 1 incident zjarri, 4 aksidente në trafik, 2 lendime trupore, 2 vjedhje dhe tri dëmtime të pronës.- njofton Zyra për Informim në Komunën e Suharekës