Mirëdita, zonë malore e fisnike e Shqipërisë mban ende zakone shqiptare me shumë kujdes. Burra viganë e gra fisnike pak të ndrojtur në fillim, por më pas janë miq që për gjak hyn në mes.

Intervistë ekskluzive gjatë “Festarit”

Besmir Gjokaj është një nga viganët e Mirditës që këto ditë ka zbritur në Suharekë për të qenë pjesë e kolonisë së artit në kuadër të “Festarit”. Emri i tij lidhet ngushtë me Mirditën, “besë” – fjala e dhënë që duhet mbajtur dhe “mirë”.

14463810_10208482813482012_1666304492_n

Mirditasi merr për herë të parë pjesë në këtë koloni artistësh. Ai hapi “Festarin” me një ekspozitë, ku skulpturat e tij nga lloje të ndryshe druri mbushnin hollin e Shtëpisë së Fellbahut.

Një kokë njeriu, një tjetër kokë njeriu me dy fytyra shtriheshin në fillim, teksa në ballë qëndronte krenare, e pa lëvizur, ajo që shpesh edhe shihet në zonën prej nga vjen Besmiri, shqiponja. E para saj, një trup femre. Këto ishin vetëm disa nga veprat e tij nga druri.

14470672_10208482815642066_2113238643_n

“Unë punoj vetëm me dru. Disi mendoj që druri ka një lloj karakteri, dhe atë të ngjashëm me të njeriut”, rrëfen Gjokaj, teksa daltën dhe çekanin e mbante në dorë duke gërryer veprën më të re në një copëz druri.

14518290_10208482812161979_1337282922_n

“Këtë që po e bëj është me dru të butë, e duhet të sillesh butë. Kurse ka dru tjetër që duhet të punosh ndryshe. Të gjithë kanë anën e vetë. Druri i shqopës është interesant sepse ka disa ngjyra, kurse druri i manit është i gjithi njësoj”, tregon ai që kokën e ka drejtuar kah vepra e re.

14509286_10208482816002075_1529035619_n

Për Besmirin gjithçka kishte filluar para afro një dekade, kur kryente shërbimin ushtarak në Tiranë. Me një tallje drejtuar një personi që pikturonte aty, Besmiri i Gjokajve të Mirditës e zbuloi talentin.

“Isha duke kryer shërbimin ushtarak dhe një nga më të vjetrit po pikturonte diçka. U afrova dhe i thash se këso piktura në gjumë i bëj. Ai ndau një letër dhe ma dha të pikturoja diçka. Aty e zbulova që isha jo pa talent, biles edhe ai artisti në ushtri më tha se kisha talent”, përfundoi rrëfimin e tij Gjokaj, duke treguar se hedhësi i gjyles ka qenë vepra e parë që ka gdhendur.

14483507_10208482811601965_927353390_n-1