Lilburni në SHBA nuk përuron as objektin e bashkisë pa njeriun e tyre nga Kosova, Berat Gegaj

Berat Gegaj

Qyteti i shtetit më mik të Kosovës, Lilburni i SHBA-së, me të cilin qytet Suhareka është e binjakëzuar do të përurojë objekt të ri të bashkisë dhe institucioneve përcjellëse.

Ata do të përurojnë objektin e ri të Degën e Gwinnett County Library në Lilburn, Dhomat e Këshillit të Bashkisë së Qytetit dhe dhomat përcjellëse për takime.

Në këtë përurim padyshim do të marrë pjesë edhe Berat Gegaj nga Suhareka, njeriu kyq i lidhjes së këtyre dy qyteteve, që vazhdojnë të kenë programin më produktiv deri më sot të Suharekës për shkëmbim nxënësish.

Ngjarja do të mbahet më 18 tetor.

57d8770656c4c-image