Lëvizja Vetëvendosje -Therandë, reagon për rrugën në Nishor

Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Therandë, ka reaguar për rrugën e cila është shtruar qysh në qeverisjen e mëparshme dhe është rregulluar edhe nga qeverisja e tanishme në fshatin Nishor, ku e quan “leckë të shqyer”, gjendjen e rrugës.

Sipas Vetëvendosjes, gjatë zgjedhjeve të kaluara në kohë fushatash elektorale, për qëllime votash, e jo për qëllim shërbimesh cilësore, rruga e cila të dërgon në fshatin Nishor u asfaltua një kohë të shkurtër “pa bërë asnjë studim dhe pa bërë asnjë plan detajues.”/therandapost.com/