Shkruan: Brahim Thaçi

Ardian Shala është asamblisti i cili aktualisht ka marrë vëmendje në Asamblenë Komunale  të Suharekës, që shumë herë pushtetit i është drejtuar me pyetje rreth përgjegjësisë publike, përkundër asaj se ai përfaqësohet nga i njëjti subjekt i cili udhëheq me Komunën e Suharekës.

Sa herë e kam pyetur miqësisht pas këtyre takimeve, e kam kuptuar se ai ka gatishmëri ta përjashtojë heshtjen e censuruar si nënkuptim se përkrahja vjen me mosinkuadrim, përkundrazi mendoj se ai e ka parë si gatishmëri frytdhënëse t’i qëndrojë afër LDK- së në ndonjë gabim apo keqkuptim të mundshëm kur flitet për shifra, dokumente publike, apo projekte që zbatohen.

Ai është kandidati për deputet, i cili me mbi 7 mijë vota, në zgjedhjet e fundit nacionale, nuk arriti të ishte deputeti i ardhshëm nga LDK në Kuvendin e Kosovës, duke qenë se ishe afër mekanikisht me vota, autoriteti i tij sidomos tek rinia e LDK-së shihet ende me dashamirësi.

Sikurse për shumë subjekte politike në Suharekë, po ashtu edhe për LDK- në,  mbetet shuarja e kureshtjes se kush do të jetë kandidati ardhshëm për kryetar komune në Suharekë. Ardian Shala është emri që lakohet si njëri ndër kandidatët tjerë, si Rexhep Kuqi, Nexhat Ramadani, Shefket Kolgeci etj,  natyrshëm përveç Sali Asllanaj i cili është aktualisht kryetar komune.

Në LDK e Suharekës asnjëherë nuk ka  guxim që të diskutohet haptas, njëjtë sikurse edhe në subjektet tjera politike, për opinione kundër apo edhe debate demokratike brenda forumeve të tyre dhe nëndegëve , kundrejt asaj që përflitej më herët për ndonjë Listë të Pavarur me emra të LDK-së nga asamblisti Gëzim Kryeziu, që mund të kandidojë si listë e pavarur në zgjedhjet e ardhshme.

LDK edhe më tutje mbetet subjekt i fortë dhe i qëndrueshëm politikisht edhe pas tronditjes që e pati më 2009, duke humbur në garën për kryetar komune, por që me numrin e asamblistëve qëndronte e para.

Rikthimi i saj në Suharekë, si bastioni kryesor është gjendje aktuale dhe reale, përderisa nuk mendohet seriozisht gara zgjedhore. Pretendimi i atyre se në LDK do të ketë humbje si rezultat i koalicionit nacional me PDK, unë nuk mendoj se kjo mund të referojë saktësisht me humbjen e saj patjetër në Suharekë. Ajo kësaj radhe duket si i mban më afër anëtarët dhe simpatizantët përmes konkurseve dhe aktivitete rinore. Gjithashtu rrjeti i të “fortëve” brenda saj tashmë ka përfunduar me punësime familjare si nepotizëm i pastër përmes pushtetit thuajse nuhasin se do ta kenë të fundit.

Problemi dhe sfida e LDK–së sipas meje do të jetë kandidati. Deri më tani nuk është parë se ka pasur ndonjë promovim të drejtuesve të LDK–së, me ndonjë përjashtim ku mendonim se paraqitja e shpeshtë e Rexhep Kuqit, nënkryetarit të komunës me fjalime duke zëvendësuar shpesh here kryetarin Asllanaj, është nisje për ikonën e kandidatit të ardhshëm, tani mendoj se ky dyshim është tejkaluar.

Sali Asllanaj ka 11 vjet si kryetar komune dhe më shumë se aq udhëheq LDK–në e Suharekës. Ai deri më tani ka heshtur publikisht, kur flitet se kush do të kandidojë më 2017, praktikisht as nuk pohon e as nuk mohon kandidaturën e tij.

Me pro dhe kundër sukseseve apo mossukseseve të tij, është temë diskutimi tjetër, dilema vazhdon me pyetjen e pashmangshme se kush mund ta zëvendësojë atë në LDK.

Brenda saj ka të heshtur publikisht, por që ka filluar t’ i tundojë se kur fillon promovimi i kandidatit të ardhshëm, të cilët kërkojnë demokracinë dhe garën serioze brenda saj. Të rinjtë vërehen se kërkojnë ndryshim për ta konceptuar më mirë vizionin e tyre, ndërkohë tradicionalët brenda saj nuk e durojnë as diskutimin rreth saj.

Asgjë nuk duket e sigurt në lëvizjet e ardhshme të Sali Asllanaj. Duke mos e hapur debatin publikisht me struktura, ai thellësisht do ta mendojë cila është e favorshme për të, mandati i kryetarit të ardhshëm apo edhe një mandat tjetër si deputet në Kuvendin e Kosovës. Sfidë sigurisht i paraqesin të dyja, meqë s’ka lëvizje publike aktualisht nga ana e tij, që do ta orientojë elektoratin e LDK-së, potencialisht për ta përkrahur në vazhdim.

Ardian Shala sipas mendimit tim është i pëlqyeri i të rinjve edhe pse ai vet nuk duket entuziast rreth kësaj, ndoshta edhe nga mosdeklarimi publik i kryetarit se cila është lëvizja e tij e ardhshme.

Sali Asllanaj, është njeriu të cilit duhet t’i falënderohet LDK-ja në Suharekë, për rikthim të pushtetit, por dimensioni tjetër i sfidës politike është se a do të jetë aq liberal ai sa ta mendojë kundër-kandidat brenda subjektit, Ardian Shalën?