Ky është përforcimi i ri i Yllit

Boshnjaku Eldin Zamdzic është përforcimi më i ri i Golden Eagle Yllit.

Ai luan në pozitën e organizatorit dhe është 195 cm i gjatë.

Së fundmi ka luajtur për KK Student Mostar në Bosnje dhe Hercegovinë ndërsa më herët edhe për ekipe si Petrolina AEK Larnaca e Celik Zenica.

Gjithashtu më herët i ka mbrojtur ngjyrat edhe të përfaqësueses U18 të Bosnjes dhe Hercegovinës.