Ky është 15-vjeçari nga Studençani që është ftuar në prova nga HJK Helsinki

Talenti i futbollistit të ri Granit Jupaj nga Studençani nuk është lënë pa u vërejtur edhe nga ekipet e huaja.

Jupaj, 15-vjeçar, i cili aktualisht angazhohet me juniorët e Ballkanit ndërsa më herët është angazhuar me juniorët e Studençanit dhe Dardanisë nga Samadrexha, tregon për Theranda Post se si ra në kontakt me klubin nga Helsinki.

“Ishte daja im që ua tregoi disa video të performancës sime drejtuesve të ekipit. Ata i panë dhe vendosën të më thërrasin për prova”, theksoi ai. Jupaj tregon edhe pritshmëritë e tij për të ardhmen. Ai pret t’i vie ftesa nga përfaqësuesja U-17 e Kosovës ndërsa ka edhe një ëndërr. “Pres të më ftojnë nga reprezentacioni U-17. Në të ardhmen ëndërroj të luaj për Real Madridin. Futbollisti i preferuar është Varane”, deklaroi ai.

Graniti do të udhëtojë në Helsinki më 2 janar për t’i kryer provat në ekipin më të suksesshëm finlandez që ka fituar kampionatin 28 herë