Komuna e Suharekës ka rënë në radarin e Agjencisë Kundër Korrupsion për shkak të dallavereve me tender. AKK ka gjetur parregullësi në tenderin e rrugës së në Sopijë, e cila ka përfunduar.

“Autoriteti Kontraktues, mund të përdorë procedurat për kuotimin e çmimeve për të ushtruar një aktivitet të prokurimit që ka për qëllim dhënien e një kontrate të punës, furnizimeve ose shërbimeve me vlerë minimale ose të vogël në rast të kontratave për punë përfshin vetëm riparime apo mirëmbajtje”, thuhet në publikimin e AKK-së, që mund ta lexoni të plotë në vazhdim.

Komuna këtë rrugë e ka publikuar edhe në Facebook, në vazhdën e projekteve me të cilat ka detyrim t’i kryej me të paratë e mbledhura nga taksat e qytetarëve.

Njëkohësisht, Agjencia i ka kërkuar Komunës, anulimin e menjëhershëm të tenderit për rregullimin e rrugës “ Naum Veqilharxhi, në Sopijë.

1-dok 2-dok