14331074_1172451609496015_1035916711_n

Në drejtim të Samadraxhës, rruga e njëjtë që të dërgon edhe drejt Rahovecit, është një kthesë e cila shumë lehtë mund të jetë vdekjeprurëse.

Ajo nuk ka një paralajmërim të mirë me shenja komunikacioni, duke vendosur edhe ndonjë masë fizike për ndalimin e shpejtësisë.

Disa lexues të TherandaPost kanë shprehur shqetësimin për mungesën e masave preventive për ndalimin e aksidenteve, që pothuajse çdo javë ka.

Madje në atë rrugë, sipas lexuesve kalojnë edhe nxënës, për të cilët ankthi gjithmonë është prezent.